Vllaznia gati për “Final 4”, ish- futbollisti Shaba: Vllaznia shkon në finale, titulli diskutohet me Partizanin
Pasi ka mësuar shortin e fazës “Final 4”, Vllaznia po përgatitet intensivisht për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Egnatias. Ish futbollisti, por edhe ish-drejtuesi kuqeblu Kujtim Shaba, është i mendimit se Vllaznia ka forca për të eleminuar Egnatian dhe sipas tij shkon në finale për titull përballë Partizanit.
Por, krahas kësaj, Shaba shkon edhe më tej, kur beson se Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë 2023-2024.
Ndeshja gjysmëfinale e “Final 4”, Vllaznia-Egnatia luhet mbrëmjen e kësaj të dielë në “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00.