Vllaznia gati për Laçin, trajneri Osmani vlerëson kundërshtarin, por beson në fitore
Në pritje të ndeshjes Vllaznia-Laçi, e vlefshme për javën e 31-të të kategorisë Abissnet Superiore, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, doli paraditen e së premtes në konferencë shtypi.
Osmanin, në këtë ndeshje e ngroh edhe rikthimi nga dëmtimi i mbrojtësit Geralb Smajli.
Duke folur për kundërshtarin, Osmani vlerëson rritjen e Laçit në ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu, por beson shumë te fitorja.
Ndeshja,Vllaznia-Laçi, luhet të shtunën, ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.