Vllaznia gati për Partizanin/Trajneri Osmani, kërkon fiton e shtatë radhazi
Me seancën stërvitore të ditës së shtunë, kuqeblutë kanë mbyllur ciklin përgatitor të pragsfidës me Partizanin duke qënë gati që pasditen e së dielës të sfidojnë Partizanin, të cilin e pren në fushën e tyre të stadiumit “Loro Boriçi”.I pyetur nëse skuadra ka presion në këtë përballje me skudrën rivale të Partizanit, e cila e ka mundur në fazën e dytë thellësisht në kryeqytet, Osmani përgjigjet.Në vijim trajneri Osmani, flet edhe për tifozërinë, e cila si asnjëherë tjetër pritet të mbushë stadiumin “Loro Boriçi” në mbnështetje të skuadrës kuqeblu.Duke folur për kundërshtarin, Osmani, vlerësoi homologun e tij Orges Shehi, si ndër trajnerët më të mirë shqiptar, ndërkohë që rikonfirmoi se Vllaznia është e mobilizuar për të marrë fitoren e shtatë radhazi në përballjen e së dielës.