Vllaznia gati për startin e sezonit, kuqeblutë e B-së fitojnë miqësoren me Vllazninë U21, 2 me 1
Në kuadër të përgatitjeve për startin e sezonit futbollistik 2024-2025 Vllaznia ka shfrytëzuar mesjavën për të zhvilluar një ndeshje miqësore duke pasur përballë Vllazninë U21. Jukaj, Brahimi, Sala, Pusi, Spahija, Maliqi,Tafili, Zaganjori, Delaj, Gruda, si dhe malazezi Danin Taloviç, ishin të përzgjedhurit e trajnerit Thomas Brdariç për Vllazninë B. Emra këto që janë kontigjent i stolit, për të cilët tekniku kuqeblu ka pasur si qëllim t’i japë më shumë minuta për të parë realisht formën e tyre sportive.
Ndërkohë, i pyetur për sulmuesin malazez Danin Taloviç, i ardhur për provë në radhët e Vllaznisë, Brdariç, tha se ka cilësi të mira, por pa arritur të thotë vendimin e tij përfundimtar për të.
Ndeshja miqësore, Vllaznia B-Vllaznia U21 u luajt pasditen e së mërkurës në fushën sportive të Golemit dhe u fitua nga Vllaznia B me rezultatin 2-1. Autor të goloave ishin: Gruda dhe Zaganjori për kuqeblutë e B-së dhe Xhuljano Kapllani për Vllazninë U21.