Vllaznia humbet në shtëpi/ Kuqeblutë zbresin në vendin e pestë, pikpyetje për vazhdimësinë
Vllaznia-Egnatia, takim ky i luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” ishte ndeshja më e rëndësishme e javës së gjashtë të kategorisë Superiore. Një fitore e mundshme e kuqebluve e çonte Vllanzinë në vendin e parë të renditje, por ndodhi e kundërta, sepse ndeshja u fitua nga Egnatia me rezultatin 0 me 2 duke thelluar diferencen në krye me 13 pikë, ndërkohë që Vllaznia zbret në vendin e pestë të renditjes. Dy golat për skuadrën mike u shënuan nga Isgandarlin në minutën e 48-t dhe Fernandes në të 89-tën. Për t’u theksuar është dalja me karton të kuq e mbrojtësit Dragoshi që në minutën e 16-të duke e lënë Vllazninë me një futbollist më pak në fushën e lojës. Pas ndeshjes, trajnerët kundërshtarë, Memelli dhe Tetova, komentojnë sfiden në fsalë.Ndeshjen e javës së 7-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia e luan në transfertë me Dinamon, të hënën e ardhshme.