Vllaznia  jashtë fushe, surpriza e Sidrit Bejlerit për Benin, tifozin kuqeblu

Vllaznia po bën mjaft mirë, jo vetëm në fushën e lojës, aty ku në Superiore është në vendin e dytë të renditjes me katër pikë më pak sesa Egnatia kryesuese, dhe në Kupë mes katër më të mirave të turit gjysëmfinal, por është e ndjeshme jo pak edhe në komunitet. Kemi parasysh këtu takimet e organizuara kohët e fundit nga drejtuesit e klubit, stafi teknim dhe titullarët kuqeblu me përfaqësues të ndryshëm të shkollave të qytetit të Shkodrës duke e bërë Vllazninë edhe më të afërt me brezin e ri. Ndërkohë, në kuadër të qasjes sociale që ka Klubi i Futbollit “Vllaznia”, dyert e stadiumit “Loro Boriçi” janë të hapura për mysafirë të shumtë nga brezi i veteranëve, jo vetëm të sportit shkodran, por edhe të artit, kulturës e më gjërë duke mos lënë në harresë edhe moshën e tretë. Këtu e kemi fjalën për Shtëpinë e të Moshuarve, aty ku mbështetja e KF Vllaznia ka qënë e vazhdueshme për pjesëtarët e këtij komuniteti, jo vetëm me vizitat në institucionin e tyre, por edhe duke i ftuar të shijojnë Vllazninë në ndeshjet e luajtura në stadiumin “Loro Boriçi”. Rasti më i fundit, është inciativa e këngëtarit të mirënjohur Sidrit Bejleri, që në bashkëpunim me KF Vllaznia, do t’i bëntë një surprizë të bukur Benit, tifozit të vjetër të Vllaznisë.

Video në fjalë, i kishte  brenda të gjitha, emocionet, fisnikërinë, qytetarinë, entuziasmin dhe shijen e fitores së kualifikimit të Vllaznisë në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.