Vllaznia po bën mjaft mirë, jo vetëm në fushën e lojës, aty ku në Superiore është në vendin e dytë të renditjes me katër pikë më pak sesa Egnatia kryesuese, dhe në Kupë mes katër më të mirave të turit gjysëmfinal, por është e ndjeshme jo pak edhe në komunitet. Kemi parasysh këtu takimet e organizuara kohët e fundit nga drejtuesit e klubit, stafi teknim dhe titullarët kuqeblu me përfaqësues të ndryshëm të shkollave të qytetit të Shkodrës duke e bërë Vllazninë edhe më të afërt me brezin e ri. Ndërkohë, në kuadër të qasjes sociale që ka Klubi i Futbollit “Vllaznia”, dyert e stadiumit “Loro Boriçi” janë të hapura për mysafirë të shumtë nga brezi i veteranëve, jo vetëm të sportit shkodran, por edhe të artit, kulturës e më gjërë duke mos lënë në harresë edhe moshën e tretë. Këtu e kemi fjalën për Shtëpinë e të Moshuarve, aty ku mbështetja e KF Vllaznia ka qënë e vazhdueshme për pjesëtarët e këtij komuniteti, jo vetëm me vizitat në institucionin e tyre, por edhe duke i ftuar të shijojnë Vllazninë në ndeshjet e luajtura në stadiumin “Loro Boriçi”. Rasti më i fundit, është inciativa e këngëtarit të mirënjohur Sidrit Bejleri, që në bashkëpunim me KF Vllaznia, do t’i bëntë një surprizë të bukur Benit, tifozit të vjetër të Vllaznisë.
Video në fjalë, i kishte brenda të gjitha, emocionet, fisnikërinë, qytetarinë, entuziasmin dhe shijen e fitores së kualifikimit të Vllaznisë në turin gjysëmfinal të Kupës së Shqipërisë.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.