Vllaznia kampione për të 25-tën herë/ Trajneri Lazarin Vila flet për suksesin e arritur në kryeqytet
Vllaznia e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni dhe kolegët e tij Lazarin Vila, Besnik Limani dhe Jetmir Kuçi është shpallur kampione në boks për të 25-tën herë. Në Kampionatin Kombëtar të boksit të zhvilluar në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” të kryeqytetit, krahas titullit kampion si ekip, u shpallën edhe 7 kampionë kombëtar individual: Rifat Bajrami, Emanuel Koço, Ani Haxhillari Arjon Kajoshi, Senad Drini, Geljan Rajku, Nelson Hysa. Emocionet e këtij suksesi i përcjell zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Lazarin Vila. Për zëven Vilen, merita e këtij suksesi shkon për kryetrajnerin Zef Gjoni, ndërkohë që falenderon Bashkia Shkodër dhe subjekte të tjera private për mbështetjen e dhënë në aspektin financiar.Pas titullit të 25-të, shifra më e lartë që arrin një ekip shqiptar, boksin shkodran e presin veprimtari të tjera kombëtare dhe sidomos ndërkombëtare.