Vllaznia kërkon “biletën” përballë Valur/ Vajzat kuqeblu dhe stafi teknik, optimistë për kalimin e kësaj “pengese”
Islanda është një nga vendet me futbollin e femrave më të zhvilluar në nivel ndërkombëtar. Pikërisht këtij vendi i përket edhe ekipi Valur, me të cilin Vllaznia ndeshet të shtunën për të përcaktuar fituesin e grupit të 7- të të Ligës së Kampioneve, i cili vijon më tej me synim futjen në fazën e grupeve.
Vllaznia është grumbulluar prej disa ditesh në një nga komplekset në periferi të Shkodrës, ku presidenti Lazër Matija është përpjekur ti krijojë të gjitha kushtet optimale në prag të sfidës shumë të rëndësishme me Valur. Në kampin kuqeblu, mbizotëron optimizmi tek vajzat dhe stafi teknik. Vllaznia, një kampione absolute në futbollin e femrave në Shqipëri, do të kërkojë të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar, ku luajti në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Asgjë nuk është e pamundur, sidomos me mbështetjen e tifozerisë së mrekullueshme shkodrane…