Vllaznia kërkon tre pikë në Tiranë/Trajneri Osmani, e ka grupin e plotë, optimist për fitore
Me seancën stërvitore të zhvilluar në orët e paradites së shtunë, kuqeblutë i kanë dhënë fund përgatitjeve për supersfidën me bardheblutë, dhe po të shtunën janë nisur drejt kryeqytetit për të pritur mesditën e së dielës startin e klasikes, Tirana-Vllaznia. 24 orë përpara ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani është paraqitur në konferencën e shtypit duke folur për atmosferën në prag të kësaj ndeshje të rëndësishme.Ndër të tjera, trajneri Osmani, shprehet i kënaqur me kontigjentin që ka në dispozicion, ku për herë të parë nuk ka asnjë futbollist në infermieri.Në vijim, Osmani flet edhe për kundërshtarin, ku edhe pse i mungon golashënuesi Hasani, sipas tij është një skuadër që meriton respekt.Nga sa bëhet e ditur, për të mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje kaq të rëndësishme, pritet që të dielën drejt kryeqytetit të udhëtojnë tifozë të shumtë shkodranë, ndërkohë që nga ana e presidences është vendosur një premio e konsiderushme për fitore.