Vllaznia “kryefjalë” në studio sport / Kritika për humbjen me Egnatian, besim për fitore ndaj Dinamos

analiza studio
Si zakonisht, Vllaznia e kategorisë Abissnet Superiore merr minutat më të shumta në emisionin Studio Sport në RTSH Shkodra. Edhe mbrëmjen e së mërkurës, të ftuarit në panel, trajneri i futbollit Fatjon Hasani dhe gazetari sporti, Endri Çinari kanë analizuar humbjen e javës së kaluar me Egnatian në transfertë, ndërkohë që për ndeshjen e radhës janë shfaqur optimist për fitore ndaj Dinamos.
Një vend i veçantë i është kushtuar edhe titullit nënkampion bote, i fituar nga boksieri Adam Maca, rezultati më i lartë i Shqipërisë në këtë sport, ku në studio ka qënë trajneri i kombëtares së boksit, Klaodio Çekini, i cili ka shoqëruar boksierin Maca në botërorin e Armenisë.