Vllaznia kryesuese e kampionatit – Presidenti Xhaferi, komenton ecurinë e skuadrës dhe vazhdimësinë

Ecuria pozitive e Vllaznisë në startin e Abissnet Superiore duke kryesuar e vetme renditjen pas gjashtë javësh kampionat, transferimi i mesfushorit Rejan Alivoda në kampionatin arab, ndeshja e radhës me Dinamon në transfertë, mbyllja për rreth 3 javë e gjysëm e stadiumit “Loro Boriçi” për rimbjelljen e barit etj, ishin në fokus të intervistës me presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi.
Intervistën e plotë me presidentin e Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, mund ta ndiqni menjëherë pas edicionit të lajmeve në një speciale dite.