Vllaznia- Kukësi ndahen në “paqe”/ Trajneri i U- 21 Borshi kërkon më tepër nga skuadra
Pas barazimit në transfertë me Partizanin për javën e parë të Superligës U-21, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi regjistron barazimin e dytë. Këtë e ka arritur përballë Kukësit me shifrat 1-1, ndeshje kjo e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Që të dy golat janë realizuar në pjesën e parë, fillimisht nga Kukësi me autor Sulën dhe më pas janë kundrapërgjigjur kueblutë me një gol mjeshtror realizuar nga William Cungu. Megjithët përpjekjet e të dy skuadrave, pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e barabartë, 1-1. Për t’u theksuar është se për Vllazninë U21 në këtë ndeshje luajtën edhe disa futbollistë të ekipit të pare.
Në prononcimin e tij, autori i golit të barazimit për skuadrën kuqeblu Ëilliam Cungun, teksa flet për ndeshjen bën të ditur se ka patur oferta nga brenda dhe jashtë vendit, por për momentin ka vendosur të luajë për Vllazninë.
Për javën e tretë të Superligës U21, Vllaznia do të jetë mysafire në Fier për t’u ndeshur me skuadrën vendase, Apolonia.