Vllaznia mbërrin në Islandë, ekipi i Vllaznisë la mesditën e së martës qytetin e Shkodrës
Ekipi i Vllaznisë la mesditën e së martës qytetin e Shkodrës, për t’u nisur drejt Islandës nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit me ndalesën e parë në Vienë, nga ka marrë fluturimin tjetër për në destinacionin përfundimtar në orët e mesnatës.
Në aeroport, delegacioni sportiv shkodran u prit nga një grup i zgjeruar i komunitetit shqiptar që jeton prej vitesh në Islandë, mes të cilëve edhe ato shkodranë.
E veçanta e kontaktit të parë me Islandën janë temperarurat e ulta, nga 9-11 gradë celsius.
Për ekipin e futbollit, paraditja e së mërkurës ishte pushim me përjashtim të një shkrythje të lehtë, ndërkohë që pasdite skuadra kuqeblu do të paraqitet në stadiumin e Rejkjavikut për seancën e fundit të pragndeshjes së 24 orëve më pas.
Menjëherë më pas do të jetë edhe konferenca e shtypit për mediat vendase dhe ato shqiptare që shoqërojnë ekipin kuqeblu.