Categories: LajmeSportFutboll

Vllaznia mbërrin në Islandë, ekipi i Vllaznisë la mesditën e së martës qytetin e Shkodrës

Ekipi i Vllaznisë la mesditën e së martës qytetin e Shkodrës, për t’u nisur drejt Islandës nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit me ndalesën e parë në Vienë, nga ka marrë fluturimin tjetër për në destinacionin përfundimtar në orët e mesnatës.

Në aeroport, delegacioni sportiv shkodran u prit nga një grup i zgjeruar i komunitetit shqiptar që jeton prej vitesh në Islandë, mes të cilëve edhe ato shkodranë.

E veçanta e kontaktit të parë me Islandën janë temperarurat e ulta, nga 9-11 gradë celsius.

Për ekipin e futbollit, paraditja e së mërkurës ishte pushim me përjashtim të një shkrythje të lehtë, ndërkohë që pasdite skuadra kuqeblu do të  paraqitet në stadiumin e Rejkjavikut për seancën e fundit të pragndeshjes së 24 orëve më pas.

Menjëherë më pas do të jetë edhe konferenca e shtypit për mediat vendase dhe ato shqiptare që shoqërojnë ekipin kuqeblu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

42 seconds ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

2 minutes ago

Weah nuk mjafton, Juve eliminohet nga PSV

Juventus i thotë lamtumirë kompeticionit të Champions League. Pas ndeshjes së parë të fituar me…

3 minutes ago

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

16 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

16 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

16 hours ago

This website uses cookies.