Vllaznia me Dinamon për “Final 4”, kuqebluve u mjafton një pikë për të siguruar pjesëmarrjen
Vllaznia dhe Dinano, përballen pasditen e së shtunës në “Loro Boriçi” në kuadrin e javës së 34-të të kategorisë Abissnet Superiore. Një ditë para kësaj sfide shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç, doli në konferencë shtypi përpara gazetarëve shkodranë.
Gjatë prononcimit të tij, Brdariç paralajmëroi ndryshime në formacionin e kuqebluve.
Në vijim, kroato-gjermani i pankinës kuqeblu, foli edhe për kundërshtarin, për të cilin tha se e kanë studiuar si skuadër në tërësi.
Ndeshja, Vllaznia-Dinamo, e vlefshme për javën e 34-të të Superiores, luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:00.