Vllaznia me sytë nga të rinjtë, nënshkruan me golashënuesin 19-vjeçar
Vllaznia, pas mbylljes së kampionatit, është hedhur menjëherë në merkato për të ndërtuar skuadrën që do të marrë pjesë në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Shumë lëvizje, shumë plane për të ardhmen, pa harruar të rinjtë që premtojnë.
Së fundmi nga klubi kuqeblu është bërë e ditur se Klajti Halili. Golashënuesi më i mirë i skuadrës U19, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e parë të Vllaznisë.
Ndërkohë, Esin Hakaj nuk është më pjesë e skuadrës së Vllaznisë. Klubi kuqeblu ka njoftuar se pas 3 vitesh kontrata me lojtarin ka përfunduar, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.