Categories: LajmeSportFutboll

Vllaznia me Teutën për kthesën / Kuqeblutë në heshtje shtypi, fitorja detyrim në Durrës

Ndeshjet e javës së 14-të të kategorisë Abissnet Superiore, janë planifikuar të luhen në dy ditë. Dy sfidat e para të kësaj jave, Erzeni-Tirana dhe Partizani-Dinamo, luhen të hënën e datës 27 nëntor. Ndërkohë, tre sfidat e tjera të ditës së martë të 28 nëntorit, nisin me duelin e parë, Kukësi-Skënderbeu, takim që do të luhet në stadiumin “Kukës Arena” prej orës 13:30. Në të njëjtën orë, luhet në stadiumin kurbinas, dueli tjetër, Laçi-Egnatia. Ndërkohë, java e 14-të mbyllet me sfidën, Teuta-Vllaznia, e planifikuar të nis nga ora 16:00. Një ndeshje, e cila pa frikë mund të konsiderohet edhe si më e rëndësishmja e kësaj jave. Nuk bëhet fjalë për kreun, por për luftën për mbijetese, pasi durrsakët vendas të drejtuar ngha trajneri Edi Martini, të fundit në tabelën e klasifikimit, presin Vllazninë, e cila ka vetëm dy pikë më shumë se Teuta. Pikërisht, vetë pozitat në të cilat gjenden të dyja skuadrat e bën këtë ndeshje që të jetë në qëndër të vemendjes së opinionit sportiv. Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, nisur edhe nga ngjeshja e kalendarit të ndeshjeve, në pragndeshjen me Teutën nuk ka pasur konferencë shtypi. Në këtë mënyrë, kuqeblutë po e përgatisin pragndeshjen me durrsakët larg vemendjes së mediave. Gjithësesi, nga sa mësohet, për ndeshjen me Tutën skuadra është më e plotë, kur kemi parasysh rikthimin e kapitenit Bekim Balaj, i cili në përballjen me Laçin, mungoi për arsye kartonësh. Ndërkohë, stafi mjekësor po bën të gjitha përpjekjet e duhura për një rikuperim të mundshëm të Esat Malës, mungesa e të cilit ka dhënë ndikimin e vet negativ në përformancën e kuqebluve në fushën e lojës.  Sipas kalendarit të FSHF-së, Teuta-Vllaznia, do të luhet të martën, ora 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit ntë Durrësit. Pas javës së 13-të, tabelën e klasifikimit e kryesojnë, Egnatia dhe Partizani me nga 27 pikë. Tirana është e treta me 21 pikë dhe Skënderbeu i katërti me 17 pikë. Laçi është i pesti me 16 pikë, për të vijuar me Dinamon me 15, Vllazninë dhe Kukësin me nga 14 pikë, Erzeni 13 pikë dhe në fund, Teuta me 12 pikë, por që së bashku me Partizanin kanë një ndeshje më pak, t cilën do ta luajnë me datë 7 dhjetor, në “Niko Dovana”.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Boçi: Po favorizohet betonizimi i Velipojës  / Drejtuesi politik i PD- së: SPAK të nisë hetimetBoçi: Po favorizohet betonizimi i Velipojës  / Drejtuesi politik i PD- së: SPAK të nisë hetimet

Boçi: Po favorizohet betonizimi i Velipojës  / Drejtuesi politik i PD- së: SPAK të nisë hetimet

Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë…

16 hours ago
Çela: 68 mln lekë për “Migjenin” e “Republikën” / Kandidatja e PS- së: Angazhim për trashëgiminë kulturore të ShkodrësÇela: 68 mln lekë për “Migjenin” e “Republikën” / Kandidatja e PS- së: Angazhim për trashëgiminë kulturore të Shkodrës

Çela: 68 mln lekë për “Migjenin” e “Republikën” / Kandidatja e PS- së: Angazhim për trashëgiminë kulturore të Shkodrës

Opozita e vjetër vazhdon të flasë për qytetin tonë pa ofruar asnjë alternativë reale, por…

17 hours ago
Beci: Na votoni për vijimësinë / PS takime në zonën e Dukagjinit për fushatën elektoraleBeci: Na votoni për vijimësinë / PS takime në zonën e Dukagjinit për fushatën elektorale

Beci: Na votoni për vijimësinë / PS takime në zonën e Dukagjinit për fushatën elektorale

Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve…

17 hours ago

Gruemira ndalesa e radhës e PS – Kandidati Sterkaj: Fitorja do të nisë nga kjo zonë

Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu…

17 hours ago

PSD takime elektorale në Lezhë / Kryetari Doshi: Të varfërit e lënë në harresë në këto 20 vite do të jenë në fokus

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në Lezhë duke marrë mbështetjen…

17 hours ago

PD  takim me të rininë në Gjuhadol / Kandidati Spahia: Të rinjtë do bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren më të bukur

Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren…

17 hours ago