Vllaznia merr huazim nga Kosova – Egert Selmani do të jetë kuqeblu për një vit
Klubi i Futbollit Vllaznia ka njoftuar, këtë të mërkurë, huazimin e një futbollisti nga superliga e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit kuqeblu për mediat e publikun, bëhet me dije se është arritur një marrëveshje me klubin e superligës së Kosovës “FC Feronikeli 74” për huazimin e futbollistit Egert Selmani për një periudhë njëvjeçare.
Selmani është një futbollist 19- vjeçar, prodhim i akademisë kuqeblu, duke qenë pjesë e saj në ekipet zinxhir.
Ndërkohë, ai ka luajtur me kombëtaret e moshave, nga u- 15 deri në u- 19 për 17 ndeshje, nga maj 2021 deri në nëntor 2022, sipas transfermarket.