Categories: LajmeSportFutboll

Vllaznia, miqësorja e parë për vitin 2024 / Fitorja me Laçin,  3 me 1, test pozitiv për zyrtaren prag Kukësi

Një test pozitiv për skuadrën kuqeblu është konsideruar fitorja në miqësoren e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin Laçit, ku Vllaznia mundi me rezultatin 1 me 3 ekipin vendas. Skuadra shkodrane vinte në këtë miqësore direkt nga Ulqini, aty ku u përgatit për një javë, në një minifazë dimërore në pritje të nisjes së pjesës së dytë të Abissnet Superiore. Ndaj, në këtë ballafaqim, në fushë është hedhur formacioni më i mirë, ai që pritet të luajë në fundjavë ndaj Kukësit, në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2024, e vlkefshme për javën e 19-të të Superiores. Ajo që spikati më tepër në këtë ndeshje, ka qënë vendimi i trajnerit Qatip Osmani për të aktivizuar nga minuta e parë 18 vjeçarin Kevin Dodaj, futbollist ky, i cili falë të dhënave cilësore që disponon, konsiderohet me mjaft perspektivë nga specialistët e futbollit. Krahas Dodajt, trajneri Osmani i ka besuar formacionin një tjetër talenti, Gledian Pusi, duke e pozicionuar në rolin e qëndërmbrojtësit, ndërkohë që një lëvizje e detyruar ka qënë kthimi prapa i mesfushorit-sulmues Mala, duke zëvendësuar Hakajn që mungon ndaj Kukësit për shkak të pezullimit nga Disiplina. Me këtë formacion, Vllaznia ka barazuar pjesën e parë me rezultatin 1 me 1. Kuqeblutë kanë qënë të parët që shënuan me autor Balajn në minutën e tetë, pas një penalltie të marrë nga sulmuesi i ri, Dodaj, ndërsa vendasit kanë barazuar tre minuta nga fundi i kësaj pjese me autor Melo. Me ndërrimet e bëra në pjesën e dytë, mes tyre Hakaj, Zaganjori, Dulaj, Delaj, Juriç, Gomesh, Vllaznia e rrit më shumë nivelin e lojës, dhe si rezultat vijnë edhe dy gola të tjerë të shpejtë që realizohen në harkun kohor të tre minutave njëri nga tjetri. Autor janë Çoba dhe Alivoda, përkatësisht në minutat 55-të dhe 58-të duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë,  me rezultatin 1 me 3.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

16 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

16 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

17 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

17 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

17 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

17 hours ago

This website uses cookies.