Vllaznia mposht Teutën, vendos Çoba
Pas dy barazimeve radhazi me Partizanin dhe Laçin, Vllaznia rikthehet tek fitorja. Këtë e realizon duke mundur Teutën me rezultatin 2 me 1. Ndeshja e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, nisi më mirë për Vllazninë, e cila shënoi e para me Grudën duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, 1-0. Durrsakët arritën të gjejnë golin e barazimit në pjesën e dytë në minutën e 72-të me anë të Arifit. Megjithatë, shkodranët reaguan edhe njëherë duke shënuar golin e fitores në minutën e 83-të. Ishte Çoba, i aktivizuar në minutën e 82-të, që në kontaktin e parë me topin, e dërgon atë në rrjetë. Gol ky që mbylli të gjithë ndeshjen me fitoren e Vllaznisë, 2 me 1.
Në konferëncën e shtypit të pas ndeshjes, ka folur edhe autori i golit të fitores për Vllazninë, Mehdi Çoba.
Fitorja e Vllaznisë ndaj Teutës, e shtata në 9 ndeshje radhazi, i ngjit kuqeblutë në kuotën e 37 pikëve, duke u barazuar me Partizanin e vendit të dytë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.