Vllaznia mund Tiranën në kryeqytet

balaj
“Klasikja ” e futbollit shqiptar Tirana- Vllaznia ka përfunduar me fitoren e shkodranëve, pas një loje të bukur dhe me plot raste nga të dyja ekipet. Ndeshja e zhvilluar në kuadër të javës së 17-të të Kategorisë Superiore, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ka përfunduar me rezultatin minimal, 0 me 1, në favor të kuqebluve të Vllaznisë.
Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 37’-të të pjesë së parë, nga ana e “bomberit” të Kombëtares, Bekim Balaj, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh, duke i dhënë avantazhin dhe fitoiren skuadrës së tij.
Pas këtij rezultati, Vllaznia ngjitet në vendin e 4-t, të tabelës, po me 23 pikë, sa bardheblutë e kryeqytetit.