Vllaznia ndaj Dinamos për fitore, por tekniku Osmani i kënaqur dhe me barazimin
Dinamo dhe Vllaznia përballen të hënën në kuadrin e javës së 25-të të kategorisë superiore. Në konferencën për shtyp dhënë 24 orë përpara ndeshjes, trajneri i kuqebluve përcjell vlerësime për kundërshtarin, por nga ana tjetër kërkon fitoren për të vijuar ecurinë pozitive në kampionat.
Në vijim, Osmani , pranon kritikat e bëra pas humbjes në Kupë me Erzenin, por thotë se skuadra ka luajtur mirë në këtë ndeshje.
Ndonëse, Vllaznia futet në fushë për tre pikë, tekniku Osmani thotë se do të ishte i kënaqur edhe me një pikë në këtë ndeshje transfertë.
Ndër të tjera, trajneri pohon se ka në dispozicion të gjithë futbollistët titullarë, përfshirë edhe mbrojtësin Hakaj, duke e konsideruar një pikë të fortë të skuadrës. Dueli, Dinamo-Vllaznia, luhet të hënën në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 17:00.