Vllaznia ndalet në “Loro Boriçi” / Barazim me Partizanin, por vazhdon të jetë e treta në renditje
Pas gjashtë fitoreve radhazi, Vllaznia është ndalur duke u mjaftuar vetëm me një barazim 1 me 1 në përballjen me Partizanin, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” . Të parët kanë kaluar në avantazh miqtë duke shënuar në minutën e 23-të me anë të Maguette, ndërkohë që Vllaznia barazon me kapitenin Bekim Balaj në minutën e 42-të përmes pikës së bardhë të penalltisë. Një barazim, që për menyrën sesi u zhvillua ndeshja, është konsideruar pak a shumë i drejtë për kuqeblutë.
Nga ana tjetër, trajneri i Partizanit, Orges Shehi, kishte pretendime se Partizani mund të merrte diçka më tepër në këtë ndeshje.
Pas këtij barazimi, Vllaznia vazhdon të jetë në vendin e tretë me 33 pikë, duke qënë tre pikë më shumë sesa Tirana, e cila është mundur dje nga Skënderbeu me rezultatin 3 me 4.