Vllaznia ndërpret bashkëpunimin me mbrojtësin

Redon Dragoshi
Nuk ka filluar akoma merkatoja, por kanë nisur që tashmë lëvizjet e futbollistëve në kampionatin shqiptar. Vllaznia njofton se ka ndërprerë me konsenses kontratën me mbrojtësin Redon Dragoshi.
23-vjeçari, (që aktivizohej me Kukësin vitin e kaluar) u bashkua këtë verë me skuadrën shkodrane, por nuk arriti që të lërë shenjën e tij te Vllaznia, pasi nuk arriti që të bëhej pjesë e formacionit bazë. Dragoshi është aktivizuar në 5 takime me kuqeblutë këtë sezon, duke luajtur vetëm 68 minuta.
“KF Vllaznia njofton mbylljen me mirëkuptim të marrëveshjes me futbollistin Redon Dragoshi. Klubi e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën në vazhdim! Faleminderit Redon Dragoshi!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.