Categories: Lajme

Vllaznia ndryshon “timonierin”/Largohet Migen Memelli, trajneri i ri është Qatip Osmani

Java e re ka nisur me ndryshime të reja në kampin kuqeblu të Vllaznisë.

Në fakt, të rejat kanë nisur që mbrëmë kur zyrtarisht KF Vllaznia njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Migen Memelli, i cili e udhëhoqi skuadrën për fazën e parë të kampionatit. Vendi i shtatë në tabelën e klasifikimit me 12 pikë, tetë pikë larg nga Egnatia dhe Partizani kryesues dhe një më shumë se vendi i parafundit në renditje, që është edhe zona e rrezikut për rënien nga kategoria, duket se çuan drejtuesit kuqeblu në këtë vendimmarrje.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme.”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.

Ndonëse u emri i tij u zbulua që mbrëmë, pasardhësi i Memellit është zyrtarizuar vetëm sot, përmes një komunikate tjetër zyrtare të KF Vllaznia, e cila bën të ditur, jo vetëm emërimin e trajnerit të ri nga Maqedonia e Veriut, Qatip Osmani, por edhe fillimin e punës direkt në terren duke zhvilluar që paraditen e sotme seancën e parë stërvitore me Vllazninë. Në krah të tij është paraqitur kolegu i tij më i afërt,  Bashkim Ljivoreka, edhe ky i ardhur nga Maqedonia e Veriut, i cili do të mbajë postin e zëvendëstrajnerit të Vllaznisë.

“Klubi i Futbollit Vllaznia dêshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit tê parë të Vllaznisë do të jetë z. Qatip Osmani. Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkêndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe. Bashkë me të, në stafin e Vllaznisê do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendêstrajnerit. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi!”, njofton klubi kuqeblu.

Kjo është seanca e parë stërvitore e dyshes së trajnerëve të rinj të Vllaznisë, Qatip Osmani dhe Bashkim Ljivoreka, ndërkohë që përpara debutimit të parë në stolin e kuqeblu, kanë edhe një tjetër paraditen e nesërme, pasi pasditen e së mërkurës, do të drejtojnë për herë të parë Vllazninë në përballjen me Erzenin për llogari të javës së 11-të të Abissnet Superiore, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

3 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

3 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

4 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

5 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

5 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

5 hours ago

This website uses cookies.