Vllaznia, në “Emocionet e pas ndeshjes” – Belisha dhe Mani: Vllaznia humbi 2 pikë me Elbasanin
4 shtyllat e kuqebluve, dy me Dodajn që u shpall edhe lojtari i ndeshjes, një me Malen dhe Balajn, si shtylla tjetër në portën e tyre nga futbollistët elbasanas, nuk mjaftuan që Vllaznia të kthehej me fitore nga transferta e Elbasanit. Të ftuarit në panelin e emisionit “Emocionet e pas ndeshjes”, trajneri Amarildo Belisha dhe videoanalisti Ardit Mani, janë të mendimit se Vllaznia e dominoi ndeshjen dhe se humbi dy pikë.
Në pjesën e fundit të emisionit u komentuan ndeshjet e futbollit të moshave, ku në 4 përballjet Vllaznia-Tirana të luajtura në fushën sportive “Reshit Rusi”, bardheblutë fituan 3 me kategorinë U13, U17 dhe U18 dhe dhe barazuan 1 me U19, ndërkohë që dy ekipet, U16 dhe U15 me trajner Denis Zmijanin dhe Amarildo Belishën fituan ndaj Apolonisë, respektivisht 7-3 dhe 6-0.