Vllaznia në gjysëmfinalen e kupës / Fitore emcionuese e basketbollistëve ndaj Teutës në kohën shtesë
Tifozëria e shumtë kuqeblu e pranishme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të mbështetur ekipin e Vllaznisë në basketboll meshkuj ka provuar emocione pa fund, pasi për të përcaktuar fituesin e përballjes me Teutën është dashur të luhen edhe pesë minutat shtesë. Por, pa shkuar tes shtesa, duhet thënë se takimi ka nisur më mirë për durrsakët, të cilët duke pasur në formacion edhe talentin shkodran Elian Memçaj fitojnë periodën e parë 23-27. Por, është Vllaznia që kundrapërgjigjet menjëherë duke fituar periodën e dytë 23-15 mbyll pjesën e parë me rezultatin 46-42 në favor të kuqebluve. Në pjesën e dytë është përsëri Teuta që dikton në lojë duke fituar periodën e tretë 17-24, ndërkohë që duke fituar periodën e katërt 24-21, Vllaznia barazon rezultatin në 87-87. Pesë minutat shtesë shfrytëzohen më mirë nga Vllaznia, e cila e fiton këtë periodë të pestë 17-13 duke e fituar të gjithë ndeshjen, 104-100 dhe njëkohësisht duke firmosur kualifikimin në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Ashtu si në çdo ndeshje, në mesin e tifozëve kuqeblu, ka qënë edhe familja Bekteshi, aty ku trajneri Damian Bekteshi ndau emocionet e fitores me babain e tij.
Turi gjysëmfinal që do të luhet me grumbullim ka përcaktuar dy çiftet konkuruese: Besëlidhja-Vllaznia dhe Kamza-Tirana.