Vllaznia në katërshe të superligës / Fitorja ndaj Tiranës, kuqeblutë ngjiten në renditje

festa e vllaznise

festa e vllaznise

Kjo është festa e kuqebluve në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, menjëherë pas ndeshjes së transfertës me Tiranën, sfidë e cila u fitua nga Vllaznia me rezultatin 0 me 1. Ka qënë minuta e 37-të e ndeshjes, kur kapiteni shkodran Bekim Balaj, tregohet i saktë në ekzekutimin e penalltisë akorduar nga gjyqtari Kreshnik Cjapi duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Gol ky, që është i nënti për Balajn të në këtë kampionat, duke qënë i dyti në renditjen e golashënuesve, vetëm një më pak sesa Florent Hasani i Tiranës, që tashmë e ka mbyllur me Superioren shqiptare duke firmosur në Bukuresht. Por, ajo që është më e rëndësishmja, tre pikëshi i marrë nga Vllaznia në transfertë me Tiranën, i barazon kuqeblutë me bardheblutë në kuotën e 23 pikëve, përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt. Një fitore kjo që erdhi në momentin e duhur duke dhënë sinjalet e qarta për një Vllazni edhe më dinjitoze në javët në vazhdim, gjithnjë me objektivin e përfshirjes në katërshen e parë finalist duke i dhënë mundësinë kuqebluve që të luftojnë në fazën finale për trofe. Ndërkohë, me ndeshjen e mbrëmjes së dielë  Skënderbeu-Laçi, e fituar nga kurbinasit me rezultatin 0 me 1, është mbyllur java e 17-të e kategorisë Superiore. Me fitoren 1 me 2 ndaj Dinamos dhe barazimin 1 me 1 të Partizani në transfertë me Kukësin, Egnatia me 37 pikë, shkëputet në krye me plus 5 pikë nga të kuqtë që i ndjekin nga pas duke lënë në vendin e tretë dhe të katërt, Tiranën dhe Vllazninë me nga 23 pikë. Humbja në stëpi me Laçin i stopon korçarët në vendin e pestë, një më pak sesa Vllaznia dhe Tirana. Ndërkohë, tre pikëshi i marrë në transfertën korçare ishte me shumë peshë për Laçin, i cili largohet nga zona e “ftohtë” e fundtabelës së klasifikimit duke u pozicionuar ne vendin e gjashtë me 20 pikë, një pikë më shumë se Dinamo e vendit të shtatë. Kukësi dhe Erzeni mbajnë vendin e tetë dhe të nëntë me nga 18 pikë duke lënë në fund Teutën që mbyll tabelën me 16 pikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.