Vllaznia në krye të tabelës me Dinamon – Vidioanalisti Mani: Marrja e tre pikëve e rëndësishme për ecurinë e skuadrës
Fitorja e Vllaznisë ndaj Laçit ne fundjavë e ka dërguar ekipin shkodran në krye të tabelës së klasifikimit, me pikë të barabarta me Dinamon.
Vidioanalisti Ardit Mani vlerëson marrjen e tre pikëve, por sa i takon lojës, kuqeblutë nuk ishin në lartësinë e duhur.
Mani e sheh ndeshjen me Partizanin si një sfidë të vështirë, pasi Vllaznia do të ketë shumë mungesa.
Për ndërprerjen e kampionatit, Mani thekson se kjo do të shërbejë për mirë, pasi lojtarët do të kenë mundësi të reabilitohen nga dëmtimet.
Vllaznia do të udhëtojë në fundjavë në Tiranë, ku do të ndeshet me Partizanin. Takimi do të luhet të dielën, në orën 16:00.