Vllaznia në merkato, hyrje dhe dalje, Halili dhe Deliu firmosin për kuqeblutë, largohet Hakaj

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur merkato e Vllaznisë ka nisur vonë, këtë radhë duket se në kampin kuqeblu kanë një strategji tjetër. Nga sa shikohet, drejtuesit kërkojnë të mbyllin sa më shpejt çështjen e merkatos duke plotësuar ato vende që stafi teknik i konsideron të nevojshëm. Dhe, kjo u duk, me rinovimin e kontratave me qëndërmbrojtësit Stojanoviç dhe Juriç, veshjen kuqeblu të kroatit Amir Kahramanoviç , por edhe me firmat brenda shtëpisë me tre talentët e Akademisë së Futbollit Vllaznia, Zaganjori, Dodaj dhe Halili. Ndërkohë që tashmë, radha është për dy firma të tjera që kanë të bëjnë me dy futbollistë potent të kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi të ish- kapitenit kuqeblu Erdenis Gurishta dhe të mesfushorit Ardit Veliu. Për këtë të fundit, burimet zyrtare pranë klubit të futbollit Vllaznia bëjnë të ditur se e kanë mbyllur me sukses marrëveshjen mes tyre duke i hapur rrugë juridikisht firmosjes një KF Vllaznia. E ndërsa zyrtarizimi i tij është vetëm çështje orësh, sa i takon Erdenis Gurishtës, burimet pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se edhe me ish kapitenin është mbyllur gjithçka në marrëveshjen mes dy palëve sa i takon kushteve të kontratës dhe anës financiare. Por ajo që e mban peng Gurishten për momentin është një dokument që pritet të mbërrijë nga klubi bullgar CSKA Sofia 1948, ku Gurishta ka luajtur sezonin e kaluar. Por, krahas afrimeve ka edhe largime, ku i fundit që ka marrë vemendjen e opinionit sportiv shkodran dhe më gjërë është ajo e mbrojtësit të majtë Ersin Hakaj, i cili është konsideruar si ndër pikat më të forta të formacionit kuqeblu, për të cilin klubi Vllaznia, njofton se me mbarimin e kontratës është mbyllur bashkëpunimi me të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.