Vllaznia në pritje të përforcimeve / Shumë emra të lakuar, por asnjë lëvizje në kampin kuqeblu

shkodran mustafi foto

shkodran mustafi foto

Vllaznia është në pritje të përforcimeve . Një gjë të tillë e kanë deklaruar pjesëtarët e stafit teknik që në ditët e fundit të mbylljes së vitit të kaluar 2023, ndërkohë nevoja për të shtuar forcat në disa pozicione të nevojshme të skuadrës është rikonfirmuar edhe gjatë ditëve të janarit. Madje, në opinionin sportiv dhe në media jana lakuar dhe vazhdojnë të lokohen emra futbollsitësh, të cilët i përkasin kampionatit shqiptar, por edhe nga kampionatet e huaja. Në fakt, afati i merkatos dimërore është deri në fund të janarit, por deri më tani, kur ka kaluar më shumë se gjysma e këtij muaji në kampin kuqeblu nuk ka asnjë lëvizje konkrete. Përpos emrave të tjerë, ai që ka bërë më shumë bujë ditët e fundit ka qënë Shkodran Mustafi, futbollisti nga Maqedonia e Veriut, i cili më herët është shpallur kampione bote me kombëtaren gjermane. Gjatë dy-tre ditëve të fundit, informacionet që kishin të bënin me mundësinë e firmosjes me Vllazninë ishin bindëse edhe për faktin se babai i futbollistit, Kujtim Mustafi, që është edhe menaxheri i tij, është parë të ndjekë Vllazninë në përballjen me Kukësin i sistemuar në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” , përkrah presidentit të Klubit të Futbollit Vllaznia ,Alban Xhaferi , dhe sekretarit të përgjithshëm, Blendi Dibra.  Gjithsesi, edhe pse deri më tani nuk ka një lajm zyrtar, burime pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur se pista Mustafi vazhdon të jetë e hapur, pasi gjithnjë nga sa thuhet, Vllaznia ia ka bërë ofertën konkrete dhe tashmë pritet përgjigja e vetë futbollistit. Për një mundësi firmosje me Vllazninë ishte në projekt edhe futbollisti malazez  Kaleziç me një eksperiencë të madhe në disa skuadra malazeze dhe më gjërë, por që, deri më tani, pengesë është bërë klubi i tij malazez në dhënien e dokumentacionit përkatës. Një tjetër alternativë në merkaton kuqeblu është edhe braziliani Andrey Almeid, futbollist që i përket krahut të majtë të prapavijës. Madje, ai ka disa ditë që po stërvitet në gjirin e skuadrës shkodrane, por stafi teknik akoma nuk ka vendosur për ta zyrtarizuar apo në radhët e kuqebluve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.