Vllaznia në rrezik serioz/Një pikë më pak se vendi i fundit është alarmuese për klubin kuqeblu

vllaznia

vllaznia

Humbja e thellë me rezultatin 4 me 1 në ndeshjen e djeshme në përballjen me Partizanin është një sinjal alarmi për kampin kuqeblu. Drejtuesit e klubit duhet ta marrin në konsideratë situatën aspak të mirë që ka përfshirë skuadrën, pasi pa as më të voglin dyshim, shpartallimi që kuqeblutë patën dje në kryeqytet në përballjen me Partizanin, si dhe zbritja në tabelën e klasifikimit, në vendin e parafundit, me vetëm një pikë larg nga Teuta që mbyll renditjen, duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë. Ndërrimi i trajnerëve u mendua se mund të jepte ndikimin pozitiv në ndryshimin e situatës, por për momentin kjo nuk dha rezultatin e duhur. Specialistët e futbollit dhe opioni sportiv në përgjithësi, janë të mendimit se me Vllazninë është gabuar që në ndërtimin e saj duke sjellë apo mbajtur në Shkodër lojtarë jo cilësor, të cilët përpos kontratave jo të vogla që kanë firmosur me klubin kuqeblu janë inekzistentë në kontributin për ekipin e Vllaznisë. Pa përfshirë emra të tjerë që janë lakuar dhe pranuar publikisht edhe nga vetë drejtori sportiv Elvis Plori, shembulli më i keq në këtë drejtim është ai i ndeshjes së djeshme, kur dy qëndërmbrojtësit, Stojanoviç dhe Juriç, gabuan pa fund duke ndikuar në pësimin e golave dhe humbjen e krejt ndeshjes me rezultatin 4 me 1. Por, parë në tërësi, nuk ishin vetëm këto dy futbollistë që ndikuan në atë paraqitje zhgënjyese të Vllaznisë, sepse edhe pjesa tjetër e formacionit e tillë ishte. Duke shmangur në një farë mënyre kapitenin Bekim Balaj, jo vetëm për golin mjeshtror që shënoi, por më së shumtmi për volumin dhe përkushtimin e tij në fushën e lojës, pjesa tjetër e skuadrës dukej sikur luante pa nerv, në një monotoni të pakuptueshme. E gjitha kjo situatë, e thënë më qartë është një mesazh për drejtuesit e klubit dhe posaçërisht për presidentin Alban Xhaferi, i cili duhet të ndërhyjë në ndryshimin e gjendjes, pasi në të kundërt, nga një skuadër pretendente për trofe, nëse vijohet me këto paraqitje të dobëta, Vllaznia mund të prek fundin e renditjes duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. Në mbyllje, sa për kronikë, Partizani shënoi i pari me Rrapajnë në mitën e 20-të, barazon Balaj në të 2-tën minutë.,Partizani rimerr avantazhin me golin e shënuar me kokë nga shkodrani Marçelino Preka në minutën e parë shtesë, dhe pas dy minutash kolegu i tij Mehmeti e mbyll pjesen e parë 3-1 në favor të Partizanit. Të kuqtë vazhdojnë të luajnë mirë edhe në pjesën e dytë, ku vetgem tre minuta nga fillimi i kësaj pjese shënojnë golin e katërt me autor Maget, duke vulosur rezultatin e krejt ndeshjes, 4 me 1 për Partizanin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.