Vllaznia në “Studio Sport” – Apeli i të ftuarve në panel: Kujdes euforinë!

Fitorja e Vllaznisë të dielën e kaluar në transfertë me Teutën, si dhe pragndeshja e javës së gjashtë, Vllaznia-Bylis kanë qënë në vemendjen kryesore të emisionit “Studio Sport” transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra.
Krahas vlerësimit për rezultatet dhe kryesimin e kampionatit, të ftuarit në panel kanë kërkuar që trajneri dhe skuadra të kenë kujdes euforinë duke nisur që nga ndeshja e radhës.
Gjatë këtij emisioni u diskutua edhe për Vllazninë e basketbollit meshkuj, ku merkato e suksesshme i bën kuqeblutë pretendentë për trofe. Ndërkohë që pjesa e dytë e emisionit ishte rezervuar për familjen sportive Hoxha në Gjermani, ku në studio ishin ish trajneri i suksesshëm i kombëtares së peshëngritjes Petrit Hoxha dhe djali i tij kampion i boksit, Henri Hoxha.