Vllaznia në Studio Sport / Fitorja me Tiranën dhe pragndeshja me Skënderbeun

vllaznia ne studio sport 21
Fitorja me Tiranën për javën e 17-të dhe pragndeshja e javës së 18-të të kategorisë Abissnet Superiore, ishte tema kryesore të emisionit Studio Sport transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra.
Të ftuarit në panel, analisti i sportit, Fatmir Lugji, presidenti i Klubit të Futbollit Femra Juban Danja, Ferdinand Jaku dhe tifozi Gëzim Çoçja, vlerësuan momentin e mirë të Vllaznisë, por ndër të tjera, përcollën edhe ndonjë kritike, siç ishte rasti i ish futbollistit Lugji.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për futbollin e femrave, lojrat me dorë, kategorinë e dytë dhe moshat në futboll, ceremoninë e më të mirëve të sportit shkodran për vitin 2023, si dhe Kupën “Për ty Mili” kushtuar një vjetorit të ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur kosovar, Milaim Krasniqi.