Vllaznia në “Studio Sport”, futbolli në qendër të vëmendjes, por vëmendje edhe për lojrat me dorë
Si zakonisht, futbolli ka marrë vëmendjen më të madhe të emisionit “Studio Sport” transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra. Por, në të njëjtën kohë, me një panel të përzgjedhur, Mark Kroqi, ish volejbollist, trajner dhe drejtues klubi, vëzhguesi i FSHF-së, Agron Kastrati si dhe trajneri i futbollit Denis Zmijani, është diskutuar me përparësi edhe për suksesin e lojrave me dorë, volejboll dhe basketboll, atletikën, futbollin e moshave, kategorinë e dytë, të tretë, etj.
Emisioni Studio Sport, do të vijojë rrugëtimin e tij çdo të mërkurë, ora 20:30.