Vllaznia në “Studio Sport”, në fokus Vllaznia kampione futboll femra dhe prag sfida Vllaznia-Egnatia
Suksesi i Vllaznisë kampione në futboll femra ka marrë vemendjen kryesore të emisionit “Studio Sport”, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra duke pasur të ftuar kapitenen, Ezmeralda Franja. Ndërkohë, në vijim diskutimet janë përqëndruar të gjitha tek prag sfida gjysmëfinale e “Final 4”, Vllaznia-Egnatia me të ftuarit në panel, Fatmir Lugji, Samues Nikaj dhe Ardit Mani.
Pjesë e këtij emisioni ishte edhe lidhja direkte me Kanadanë, ku gazetari shkodran, Elvis Nabolli, foli për emocionet e Vllaznisë së futbollit, por edhe suksesin e vajzës së tij, Amina Nabolli, që u shpall kampione në Kanada për sportin e karatesë duke mos lënë mënjanë edhe sukseset e trajnerit Samuel Nikaj me Pogradecin si dhe të Basanias, kampion në kategorinë e dytë dhe të tretë në futboll.