Vllaznia në Studio Sport / Optimizëm në kampin kuqeblu, kërkohet fitore edhe ndaj Erzenit
Si zakonisht, mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra vjen emisioni Studio Sport, me informacione, komente dhe analiza rreth të gjitha sporteve, ku kryesisht fokusi kryesor është i përqëndruar tek futbolli. Me praninë e zëvendëstrajnerit të Vllaznisë, Bashkim Livoreka, komentatorit të sportit Edmond Dibra si dhe drejtuesit të shoqatës së veteranëve të mundjes, Dilaver Cufi, u fol për fitoren e Vllaznisë me Kukësin, hapësirat që po u krijohet elementit të ri, si dhe pragndeshjen, Erzeni-Vllaznia, për të cilët ka optimizëm për rezultat pozitiv.
Gjatë këtij emisioni u komentuan edhe fitoret e ekipeve të Vllaznisë në basketboll, femra dhe meshkuj, fitorja e Vllaznisë në futboll femra, barazimi i futsallës me Flamurtarin, dekorimet e veteranëve të sportit të mundjes, si dhe ditëlindja e 77-të e kryetrajnerit të boksit, Zef Gjoni.