Vllaznia në Studio Sport / Optimizëm për rezultat pozitiv të kuqebluve në klasiken, Tirana-Vllaznia
Fitorja e Vllaznisë ndaj Dinamos për javën e 16-të të Abissnet Superiore, si dhe pragndeshja e javës së 17-të në klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia, kanë marrë vemendjen më të madhe të emisionit Studio Sport, i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra. Ish kapiteni kuqeblu, Amarildo Belisha, sot trajner futbolli me moshat dhe gazetari sportiv, Maringlen Zhivani, pasi kanë vlerësuar përformancën e kuqebluve në ndeshjen ndaj Dinamos, janë shprehur optimist që Vllaznia i ka të gjitha mundësitë të marrë një rezultat pozitiv edhe në transferten e së dielës ndaj bardhebluve në kryeqytet.
Pjesë e rëndësishme e këtij emisioni ishte edhe suksesi i shahistit shkodran, Franc Ashiku që u shpall kampion komnbëtar, fitorja e Vllaznisë në futboll femra ndaj Apolonisë, si dhe përkujtimi i gazetarit sportiv, Mejdan Zhivani, në nëntë vjetorin e ndarjes nga jeta.