Vllaznia në “Studio Sport”, Superiore, meshkuj dhe femra, basketbolli meshkuj, në fokus të emisionit sportiv

Barazimi 0-0 i Vllaznisë në transfertë me Tiranën e kategorisë Superiore ka marrë vemendjen më të madhe emisionit “Studio Sport” transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra. Ish- futbollisti Elvin Beqiri në lidhje direkte nga Kanadaja, si dhe analisti i futbollit i ftuar në panel, Ardit Mani, dhanë mendimet e tyre për skuadrën kuqeblu.
Ndërkohë, trajneri i futbollit femra, Nikolin Leka, dhe ai i basketbollit meshkuj, Damian Bekteshi, folën për ecurinë e suksesshme të skuadrave të tyre në kampionat.
Pjesa e fundit e emisionit i është kushtuar kategorisë së dytë në futboll, Kongresit Botëror të Gazetarëve Sportiv , zhvilluar në Spanjë, si dhe një speciale në nderim të Ibrahim Dizdarit, kësaj figure të njohur sportive në Shkodër dhe më gjërë.