Vllaznia në superligat e volejbollit – Opinion nga ish- volejbollisti dhe ish- trajneri i suksesshëm, Mark Kroqi

Superliga e volejbollit për femra dhe meshkuj ka lënë pas ndeshjet e javës së dytë dhe është në prag të javës së tretë.
Pjesë e këtyre kampionateve janë edhe dy ekipet e Vllaznisë për femra dhe meshkuj të drejtuar nga trajnerët Nora Deda dhe Artan Kalaja. Një opinion për startin e kampionatit si dhe vazhdimënë e tyre e jep për RTSH Shkodra, ish volejbollisti dhe ish trajneri kampion me Vllazninë, Mark Kroqi.
Sipas Kroqit, me pak mbështetje në merkato, Vllaznia e meshkujve është për kampione.
Për javën e tretë të Superligës, dy ekipet e Vllaznisë janë mysafir në Korçë përballë ekipeve vendase.