vvlaznia nis kthesen
Fitorja me Dinamon me rezultatin 3 me 1, ndeshje kjo për llogari të javës së 16-të të Abissnet Superiore mund të konsiderohet edhe nisja e kthesës së Vllanzisë. Tre pikëshi i marrë ndaj bluve, e ngjiti Vllazninë në vendin e pestë të klasikikimit, me vetëm një pikë larg Skënderbeut të vendit të katërt, aty ku është edhe objektivi i kuqebluve. Megjithatë, duhet thënë se dueli i luajtur mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” nuk nisi aspak mirë për Vllazninë, e cila pësoi gol që në minutën e katërt, kur Denison kaloi në avantazh Dinamo Cityn. Por, forca e Vllaznisë qëndroi tek besimi për të përmbysur rezultatin. Fillimisht me Çobën që vendosi barazpeshëm në minutën e 11-të, dhe më pas në të 31-tën me autor Grudën, Vllaznia e mbyll pjesën e parë në avantazh 2 me 1. Ndërkohë, për të mbyllur krejt ndeshjen mendoi kapiteni Bekim Balaj, i cili me golin e shënuar katër minuta nga fillimi i pjesës së dytë thelloi avantazhin e Vllaznisë me rezultatin, 3 me 1, rezultat i cili qëndroi në fuqi deri në fund të takimit.
Sfida e ardhshme, ajo e javës së 17-të e gjen Vllazninë në një transfertë të vështirë, për t’u përballur në kryeqytet me ekipin bardheblu të Tiranës. Përballje kjo që do të jetë edhe një test real për kthesën e vertetë të Vllaznisë.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.