Vllaznia nis me fitore kupën e Shqipërisë/Kuqeblutë mundin lehtësisht Skënderbeun, Kalaja i kënaqur me skuadrën
![volejboll meshkuj](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/volejboll-meshkuj.png?fit=1024%2C509&ssl=1)
volejboll meshkuj
Vllaznia në Volejboll për meshkuj e ka nisur në mënyrën më të mirë konkurimin në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, kur që në ndeshjen e parë ka arritur të dalë fituese me rezultatin 3 me 0. Seti më i bukur i kësaj ndeshje ka qënë ai i pari, kur të dyja skuadrat rivalizuan fort për ta bërë të tyrin. Këtë e pasqyron edhe vetë rezultati, i cili në mbyllje të setit ishte 29 me 27 për Vllazninë. Duke fituar edhe setin e dytë disi më lehtë me shifrat 25 me 19, shifrat shkojnë 2 me 0 me sete për Vllazninë, e cila u duk se do ta kishte të lehtë fitoren e kësaj ndeshje. Por miqtë nga Korça i bëjnë një përmirësim të ndjeshëm lojës së tyre duke bërë që fitimi i setit të vendoset me shifrat e ngushta, 25 me 23 për Vllazninë, e cila fiton të gjithë ndeshjen, 3 me 0. Pas ndeshjes, trajneri Kalaja pranoi rivalitetin, por është i mendimit se fitorja ishte e merituar. I pyetur për vazhdimësinë e sezonit, trajneri Artan Kalaja, bën të ditur se ndonëse se skuadrat e tjera janë përforcuar shumë me element të huaj, ashtu si edhe sezonin e kaluar, Vllaznia do të rivalizojë deri në fund për trofe, Ndeshja e radhës për Vllaznisë do të jetë përsëri për Kupën e Shqipërisë, por këtë përballë një skuadre më të fortë se Skënderbeu, Erzenin e Shijakut, një nga skuadrat pretendente për trofe.