Vllaznia nis përgatitjet evropiane, Hazret Shimaj, i pesti nga Akademia Vllaznia që firmos për tre vjet

Që prej pasdites së hënë, Vllaznia ka nisur procesin stërvitor duke pasur në program përgatitjet për ndeshjet europiane. Të pranishëm kanë qënë futbollistët që janë nën kontratë, përfshirë këtu edhe blerjet e reja, mes të cilëve edhe elementi shkodran i ardhur nga Akademia e Futbollit Vllaznia. Në këtë prizëm, si asnjë sezon tjetër, drejtuesit e KF Vllaznia e kanë në prioritet elementin e ri. Një gjë e tillë shikohet edhe nga firmosja radhazi me pesë futbollistë të Akademisë së Futbollit Vllaznia. E filluan me Ersi Zaganjorin, për të vijuar me Kevin Dodajn, portjerin Aron Jukaj, sulmuesin Klajti Halili, dhe tashmë vjen firma e radhës me Hazret Shimajn. Një kontigjent ky, që mesa duket, stafi teknik i konsideron me të ardhme, ndaj ka kërkuar t’i mbajë në gjirin e skuadrës përmes lidhjes së kontratave 3- vjeçare. Futbollisti në fjalë është prezantuar pasditen e së dielës në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi’ përmes një videoklipi, ku Shimaj shikohet duke xhongluar me topin
“𝐇𝐚𝐳𝐫𝐞𝐭 𝐒𝐡𝐢𝐦𝐚𝐣, 𝐧𝐣ë 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐬ë 𝐭𝐨𝐧ë 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐬ë. 𝐀𝐢 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐢 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐮𝐫 pë𝐫 𝟑 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞.”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.