Vllaznia, një muaj jashtë “Loro Boriçit” – Përgjegjësi i stadiumit, Kraja sqaron procedurën e rimbjelljes së barit
Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë për rreth një muaj i mbyllur, pasi tapeti i fushës së lojës është përfshirë në proçesin e rimbjelljes së barit.
Përgjegjësi i stadiumit “Loro Boriçi” Shkëlzen Kraja, sqaron saktësisht se kur do të jetë gati tapeti i fushës.
Dy ndeshjet e radhës, Vllaznia do t’i luajë në transfertë me Dinamon dhe Laçin. Edhe të tretën, edhe pse në kalendar është për t’u luajtur brenda, me një marrëveshje me Federatën Shqiptare të futbollit dhe klubin elbasanas do ta luajë në transfertë, për t’u rikthyer në “Loro Boriçi” për sfidën e javës së 10-të, Vllaznia-Partizani.