“Vllaznia nuk e meritoi kualifikimin”, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata vlerëson vendin e tretë të kuqebluve
Për ish- kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, por edhe ish- futbollistin dhe ish- trajnerin kuqeblu, Vllaznia nuk e meritoi kualifikimin në gjysmëfinalen e “Final 4” me Egnatian, pasi sipas tij, rrogozhinasit janë ekip më i mirë sesa Vllaznia.
SNëse ka një vlerësim me notën dhjetë, Vata këtë ia jep tifozëve kuqeblu.
Megjithatë, edhe pse nuk u arrit fitimi i titullit kampion, për Vatën luajtja në Europë dhe nëse Vllaznia është në tre më të mirat e kampionatit, kjo është pozitive.
Ndeshja e fundit e “Final 4” për Vllazninë është ajo që do të luhet të premten ndaj Skënderbeut, një finale e vogël për vendin e tretë.