Vllaznia nuk ia del/Barazimi me Egnatian e largon nga lufta për titullin kampion

Luftë e fortë sportive, raste të shumta në të dyja portat respektive, ritëm i lartë nga minuta e parë deri në përfundim të të gjithë takimit. Duke i shtuar edhe spektaklin e dhuruar në tribunat e “Air Albanias” nga të dyja tifozëritë, sidomos ajo kuqeblu që ishte shumë më e madhe në numër, e gjitha kjo bëri që kjo supersfidë të marrë vlerësime shumë pozitive nga specialistët e futbollit si një nga ndeshjet më të bukura dhe luftarake të këtij kampionati. Dhe në fund vetëm barazim 0 me 0, barazim që sipas formulës së “Final 4” favorizon Egnatian e renditur në dy vendet e para në fund të kampionatit të Superiores, duke bërë që rrogozhinasit të kualifikohen në finalen e madhe të kampionatit. Rrogozhinasit e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, të cilët vetëm pak ditë më parë fituan trofeun e Kupës së Shqipërisë duan të futen në histori për të fituar dy trofetë e sezonit, Kupë dhe Kampionat. Ndërkohë, Vllaznia largohet nga lufta për titull duke u eleminuar nga një skuadër që e eleminoi edhe Kupa e Shqipërisë. Megjithatë, kuqeblutë e kanë të realizuar një objektiv, atë të pjesëmarrjen në Kupat e Europës, një kompeticion që konkuron sistematikisht në katër edicionet e fundit radhazi që gjithësesi nuk duhet anashkaluar pasi e mban skuadrën në tonus dhe me mundësinë e ecjes sa më shumë të turet e saj. Ndërkohë, kampionati akoma nuk është mbyllur për Vllazninë, sepse sipas formulës së “Final 4”, kuqeblutë do të luajnë të premten e 24 majit në “Air Albania, ora 19:00 përballë Skënderbeut për vendin e tretë dhe të katërt. Dy ditë më vonë, me 26 maj, ora 19:00, po në “Air Albania”, do të luhet fiunalja e madhe për titullin kampion, mes Partizanit dhe Egnatias.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.