volejboll femra
Partizani kampion në Volejboll për femra ishte mysafir këtë fundjavë në Shkodër duke u ndeshur me Vllazninë vendase për llogari të javës së katërt të kampionatit kombëtar të Superligës. Përpara fillimit të ndeshjes, shoqata e volejbollit femra ftoi skuadrën kundërshtare, gjyqtarinë dhe publikun të mbajnë një minut heshtje në respekt të figurës së njohur të volejbollit shkodran, ish volejbollit dhe ish trajner, Adrian Mikopula ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 60-të vjeçare. Më pas, fusha e lojës paraqiti një Partizani dominues, ku megjithë rezistencen e admirueshme të Vllaznisë, falë kualiteteve që ka në skuadër, e fitoi të gjithë ndeshjen me rezultatin 0 me 3.Pas javës së katër, Vllaznia e femrave regjistron, një fitore dhe tre humbje, ndërkohë që për Partizanin, fitorja në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ishte e katërta radhazi.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.