Vllaznia-Otrant vetëm barazim/Trajneri Brdariç dhe drejtoi i FK Otrant Rexha, analizojnë ndeshjen miqësore

Ndërprerjen e kampionatit të Abissnet Superiore për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar në Ligën e Kombeve, kuqeblutë e kanë shfrytëzuar me organizimin e një ndeshje miqësore duke zgjedhur të kenë përballë ekipin Otrant Olimpic i Ulqinit, konkurues në Superligën e Malit të Zi. Ndeshje kjo që nuk shkoi më shumë sesa barazimi 0-0.Përpara ndeshjes, KF Vllaznia ka organizuar një ceremoni ku presidenti Alban Xhaferi i ka dorëzuar kryetarit të klubit të Ulqinit Skender Rexha, një Çertifikatë Mirënjohje.Kampionati sdhqiptar i Abissnet Superiore rikthehet të mërkurën e ardhshme me kryesfidën e javës së katërt, Vllaznia-Egnatia.