Vllaznia-Partizani, gjithmonë përcaktuese

Prej gjithmonë, ose më saktë që kur dy klubet e panë njëri-tjetrin si rivalë, Vllaznia e Partizani është një ndeshje përcaktuese: nëse nuk vlen titullin, si ndodhi herën e fundit që të kuqtë u shpallën kampionë, është tregues mbi potencialin e skuadrave për të shkuar deri në fund objektivit të tyre.

E kështu, në “Loro Boriçi” nis faza e dytë e dy skuadrave që pas 9 javëve të para ndahen nga vetëm dy pikë në renditje. Një test për vetë Brdaric, Veselinovic dhe vetë lojtarët që duan të kuptojnë shumë gjëra nga kjo sfidë. Shifrat tregojnë për një sulm diçka më produktiv të shkodranëve, me një gol më shumë të shënuar 12 ndaj 11 të të kuqve, ndërsa krejt tjetër është situata në mbrojtje, me kryeqytetasit që kanë pësuar gati gjysmën e golave që ka marrë Vllaznia: 6 me 10.

Ndjesitë pastaj janë të ndryshme, por qëllimi është i njëjtë: shkodranët pas tre ndeshjeve pa fitore, duan të kthehen te suksesi për të tentuar një parakalim, që do ta mbante të ngjitur me trenin e skuadrave kryesuese dhe nuk do t’i lejonte shkëputjen Partizanit.

Kryeqytetasit nga ana e tyre vijnë vërtetë si kryesues, por kanë ndërgjegjësimin se një ndalesë në Shkodër do t’ia hiqte nga duart. Pa harruar pastaj dëshirën për tu hakmarrë për humbjen e vetme të pësuar deri tani, pikërisht në debutimin në shtëpi kundër Vllaznisë. Me pak fjalë, shumë gjëra në lojë për të mos qenë përcaktuese, ashtu si gjithnjë kur dy formacionet zbresin në fushë…

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.